Një 28-vjeçare me Covid-19 ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.
28-vjeçarja ishte nga Korça, dhe për shkak të gjendjes së rënduar është dërguar në Sanatorium. Ajo ishte futur në intubim por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Vajza nga Korça nuk mundi të mbante asnjëherë në krahë edhe vogëlushen e saj, pasi menjëherë pas lindjes ajo u dërgua në spitalin “Shefqet Ndroqi” sepse gjendja e saj u rëndua.
28-vjeçarja ishte nëna e tre fëmijëve dhe nuk dihet nëse 28-vjeçarja ka pasur sëmundje të tjera.
g.kosovari