Një efektiv i policisë rrugore në Shkodër ka ndërruar jetë nga Covid.
Bëhet me dije se ka ndërruar jetë Gëzim Gilaj, pjesë e policisë rrugore, prej disa vitesh. Gilaj nuk ka mundur dot t’i mbijetojë sëmundjes. Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga familjarët e efektivit.
Ai ishte i shtruar në spitalin e Shkodrës prej disa ditësh, por nuk mundi të mbijetojë.
/a.r