• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“E torturuan deri në vdekje, trupin ia hodhën në det” – Të pathënat tronditëse për zhdukjen e Remzi Hoxhës! I biri: Urdhri u dha nga Berisha

by Os De
31/10/2025 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni “Pa Gjurmë” në Report Tv solli në fokus një nga zhdukjet më të bujshme pas rënies së komunizmit në Shqipëri. Bëhet fjalë për Remzi Hoxhën, shqiptarin nga Shkupi, i cili ishte vendosur me familjen e tij në kryeqytet, por u zhduk pa lënë asnjë gjurmë. 

Në studio, i biri i Remzi Hoxhës, Ardian Hoxha, ndan me publikun dyshimet e forta për fatin e babait të tij dhe tregon se pas zhdukjes qëndronte një urdhër politik nga nivelet më të larta të pushtetit të asaj kohe. 

“Edhe pse Sali Berisha nuk ka qenë fizikisht prezent në momentin e rrëmbimit, urdhri për këtë vrasje politike ka ardhur prej tij. Ishte një akt i mirëorganizuar nga strukturat e shtetit të asaj kohe, për të heshtur zërat që nuk i bindeshin pushtetit”, tha djali i Remzi Hoxhës. 

Avokati Idajet Beqiri kujtoi takimin e parë me Remzi Hoxhën dhe rëndësinë që ai kishte në atë periudhë të trazuar për vendin dhe kombin shqiptar. 

“Në vitin 1991 u njoha me Remzi Hoxhën. Ishte një figurë shumë e rëndësishme. Fillimisht e njoha si biznesmen, më pas si aktivist të përkushtuar në lëvizjen për çlirimin e Kosovës. Dyshimet për mënyrën se si u zhduk dhe u eliminua Remzi Hoxha janë të shumta dhe të tmerrshme. 

Një nga versionet më të besueshme është se ai u rrëmbye dhe u mbajt në një nga dhomat e fshehta të SHIK-ut, në mes të pyllit në Vahni të Lezhës, ku edhe sot fshatarët e zonës dëshmojnë se kanë dëgjuar klithmat e tij nga torturat makabre. Pasi e kishin vrarë dhe copëtuar kufomën, ai u ngarkua në një varkë dhe u hodh në det për të zhdukur çdo gjurmë”, shprehet Idajet Beqiri. 

Një tjetër pistë tregon se, dëshmon se pas torturave çnjerëzore, Remzi Hoxha kishte ndërruar jetë në duart e ish punonjësve të SHIK-t dhe trupi i pajetë ishte varrosur fshehurazi në malin me gropa, duke u zhdukur përgjithmonë. 

Pas këtyre dëshmive tronditëse, në studio fjalën e mori i biri, Ardian Hoxha, i cili rikujtoi momentet e fundit me të atin dhe ndarjen që do t’i ndryshonte jetën përgjithmonë. 

“Isha vetëm 14 vjeç atëherë. Në vitin 1995 erdhëm në Shqipëri për t’u bashkuar me të, pasi kishim vite që jetonim të ndarë. Vetëm pak muaj më vonë, e morën. Nuk e prisnim kurrë se do ta vrisnin. Mendonim se pas një ose dy javësh do ta lironin. E kujtojmë si një njeri shumë të guximshëm dhe atdhetar”, rrëfen ai. 

Në fund të rrëfimit, Ardiani e mbylli me një mesazh të fortë, drejtuar politikës dhe drejtësisë shqiptare me fjalët se “Një drejtësi e vonuar është një drejtësi e mohuar.” 

Po ku fshihet sot Ilir Kumbaro, i dënuari për rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxha? 

Ilir Kumbaro, ish‑shef i zyrës së SHIK për Tiranën para vitit 1997, është dënuar në Shqipëri më 2012 me 15 vite burg. Ish gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, e dënoi në mungesë Kumbaron për rrëmbimin dhe torturimin e biznesmenit Remzi Hoxhës. 

Që nga ajo kohë, Kumbaro ka humbur çdo gjurmë. Policia e Londrës e ka shpallur në kërkim për qëndrim të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar, akuzë që qëndron në fuqi, por edhe pse është në listën e personave të kërkuar. 

Në dokumentet zyrtare të Policisë së Londrës, ai përmendet si person me ‘krim të emigracionit të paligjshëm’, pasi thuhet se është qëndruar ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Nuk dihet nëse ish-zyrtari i lartë i SHIK të para 1997-ës ndodhet ende në ishull. 

 

 

 

Next Post
Veliaj flet para GJK: Kam pritur 9 muaj për këto 10 minuta! U rrëmbeva nga zyra, kam më shumë policë sesa…

Veliaj flet para GJK: Kam pritur 9 muaj për këto 10 minuta! U rrëmbeva nga zyra, kam më shumë policë sesa...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Leksioni i Strasburgut për Berishën vlen edhe për Kuvendin në Tiranë

January 29, 2026
Bardhi takon raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian: Shqetësim për bllokimin e opozitës në Kuvend

Bardhi takon raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian: Shqetësim për bllokimin e opozitës në Kuvend

January 29, 2026
“Zhbllokohet” pika kufitare e Qafë-Thanës, pas 3 ditësh rifillon lëvizja e kamionëve

“Zhbllokohet” pika kufitare e Qafë-Thanës, pas 3 ditësh rifillon lëvizja e kamionëve

January 29, 2026
“Zbatimi i ligjit, i rëndësishëm”, Kallas mesazh të qartë: Viti 2030 është objektiv realist për Shqipërinë, nëse bëni detyrat anëtarësoheni në union!

Kallas i kërkon SHBA të mos bombardojë Iranin: Nuk kemi nevojë për një luftë të re

January 29, 2026
Hëna e plotë e shkurtit, këto shenja të horoskopit do të marrin një vendim të rëndësishëm më datë 1

Hëna e plotë e shkurtit, këto shenja të horoskopit do të marrin një vendim të rëndësishëm më datë 1

January 29, 2026
Pranga kroatit që rrëmbente fëmijë, ka dyshime se grabiti Bleona Matën

A është gjallë Bleona Mata? Avokati: Mendohet se ka shkuar nga Greqia në Gjermani

January 29, 2026
Rama me Trump, Berisha poshtërohet në Strasburg e drama në PD

Rama me Trump, Berisha poshtërohet në Strasburg e drama në PD

January 29, 2026
Shkëmbim trupash mes Kievit dhe Moskës, Ukraina merr 1 mijë ushtarë të rënë në luftë

Shkëmbim trupash mes Kievit dhe Moskës, Ukraina merr 1 mijë ushtarë të rënë në luftë

January 29, 2026
Salianji me demokratët në Himarë: Pa demokraci të brendshme, PD humbet epërsinë morale! Pa respekt për anëtarësinë s’ka opozitë…

Salianji me demokratët në Himarë: Pa demokraci të brendshme, PD humbet epërsinë morale! Pa respekt për anëtarësinë s’ka opozitë…

January 29, 2026
Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar

Si ndodhi arratisja me “regji” e Altin Ndocit pak ditë pas inspektimit të burgut nga Ministri i Drejtësisë (Detajet e reja)

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In