ISIS ka ekzekutuar më shumë se 10 mijë njerëz në Irak dhe në Siri që nga koha kur e ka shpallë kalifatin në qershor të vitit 2014, raporton Daily Mail. Observatori sirian për të drejtat e njeriut(SOHR), që ka burime sekrete brenda territorit të ISIS ka bërë të ditur se 3,207 persona janë ekzekutuar në Siri. Ndërsa 7.700 persona janë vrarë në territorin e Irakut. Këto të dhëna janë bërë të ditura Observatori irakian për të drejtat e njeriut.
Ushtarët dhe civilët që u janë hequr kokat,që janë qëlluar me plumba, që janë vrarë me gurë ose hedhur nga ndërtesat për shkak që kanë shkelur ligjet e çmendura të ISIS, kanë kontribuar po ashtu në këtë numër. Shifra nuk përfshinë mijëra tjerë që janë vrarë në betejë dhe në sulme kamikaze ose personat që janë masakruar nga ISIS derisa kanë tentuar të ikin.









