• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“E tha Varhelyi, Shengeni rajonal është baza e planit Europian”, Rama zbulon shtyllat kryesore të projektit socialist

by Ardit Rada
09/10/2020 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Asamblenë e PS-së, kryeministri Edi Rama ka paraqitur shtyllat kryesore të planit socialist. Ndër to, ka veçuar digjitalizimin, duke thënë se vendi ynë që i pari në Ballkan për qeverisjen digjitale

“Tre shtyllat e planit shkojnë në harmoni me planin tonë, infrastruktura, transporti energjia, burimet natyrore dhe digjitalizimi. Sot ne jemi vendi i parë në Ballkan për qeverisjen digjitale., Kjo është e ardhmja. Nëse sot shumë zyra, punonjës kanë mentaliteti e të shkuarën, do kemi një shtet që s’do kenë nevojë ta dinë kush është drejtori apo drejtoresha, nuk do ketë më zyra pritje, gjithçka do të bëhet online. Jo pas 10 vitesh, po shumë pak vite, para se të mbarojë mandati i tretë. Nuk do keni mundësi që të paguani më rryshfete”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama gjithashtu ka risjellë në vëmendje Shengenin Rajonal, duke e cilësuar si një nga arritjet e qeverisë së tij më të mëdha, Rama tha se ky Shengen Rajonal është përqafuar edhe nga ndërkombëtarët, duke përmendur Komisionerin për Zgjerimin.

“Ka miq të Shqipërisë që janë dhe të Lulit dhe Ilirit që mendojnë si ata të dy është normale, por Europa është BE dhe shtetet kanë zërin e tyre dhe ne kemi bërë gjënë e duhur, jo për veten tonë, por për vendit, kemi bërë gjënë e duhur për të pasur një parlament më përfaqësues, më të përgjegjshëm dhe sigurisht një parlament akoma më të aftë se çdo parlament tjetër më parë dhe kjo është ajo që vlen. Pse ne dhe si do ta bëjmë Shqipërinë të vrapojë, pasi ka ecur jo pak në këtë mandat duke marrë veten nga lëngimi dhe paraliza ku e gjetëm më parë, faktet thonë që ne kemi dy krah, atë të fuqisë sonë të brendshme që sot është shumë më e madhe nga sa ishte, pavarësisht asaj që predikojnë kasandrat dhe përmes kësaj ne sot kemi një sëri motorësh të rinj për t’i ndezur ekonomisë dhe për të nxitur jo vetëm punësimin në numra, por kur vlera e pagës edhe në privat do të rritet. Unë do të doja të thoja që kemi edhe një krah tjetër të ri dhe të fuqishëm që është plani europian që bazohet te ai që ka qenë vizioni që për fatin tim të madh dhe nderin ju e keni përqafuar, vizioni i Shengenit rajonal. Ka avancuar me vështirësi vit pas viti dhe është bërë baza e planit masiv europian dhe ka qenë edhe këmbëngulja jonë, e Shqipërisë dhe e vendeve të tjera për të insistuar që integrimi Europian mund të marrë kohë, por rajoni nuk mund të lihet në mëshirën e asaj kohe. Dhe sot, Komisioneri për Zgjerimin tha diçka që s’ishte aspak e habitshme, një plan prej 9 mld eurosh grante për vendet e rajonit dhe 20 mld të tjera kredi të garantuara nga 1 mld në 9 mld. Kjo është diçka fantastike na takon ne, patjetër që tani të bëjmë projekte dhe t’i kthejmë këto para në investime dhe ne e kemi treguar që këtë dimë ta bëjmë. Paratë për bujqësinë, ishin aty prej vitesh. U desh vota e vitit 2017  për PS që ne të merrnin më në fund kreditimin për agjencinë dhe sot jemi vendi i parë në rajon për fondet për bujqësinë, dhe nëse bëjmë llogarinë mes parave tona dhe ato europiane është më e madhe se shuma e financimit të bujqësisë së bashku”, tha Rama.

/e.rr

Next Post
Lëkundje të forta të tokës në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra e tërmetit

Lëkundje të tjera sizmike në vend, tërmet 3.5 ballë në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In