• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“E sqarova me atë që ka çekiçin, i thashë se jemi shkundur…” Përgjimet e reja për gjyqtarin

by A R
13/11/2017 20:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sigurimi i një shumë prej 30 mijë euro, që dyshohet të jetë përdorur për rryshfet në gjykimin e Gentian Dodës në Gjykatën e Apelit Tiranë ka rrënuar financiarisht familjarët dhe miqtë e tij.

Të paktën, kështu ka pretenduar shoku i tij Alban Buci në një bisedë telefonike me nënën e Dodës në 25 maj 2017. Përgjimi i bisedës së zhvilluar dy ditë pasi Buci i dorëzoi eurot në Fushë-Krujë, Kujtim Mirit, personit të dyshuar si sekseri i gjyqtarit Shkëlqim Miri, është pjesë e dosjes së siguruar nga “ABC News”.

Në këtë komunikim Alban Buci garanton nënën e Dodës se djali i saj do lërë qelinë për dy javë. Ai i tregon asaj edhe lutjen ndaj gjyqtarit për të mos kërkuar më para dhe thekson se kjo çështje i ka fikur dhe shkundur.

Alban Buci: Rri pa merak, se e kam sqaruar unë atë punë. E kam sqaruar padje me atë që ka çekiçin. I kam sqaruar gjërat.

Nëna e Dodës: Mirë, faleminderit shumë.

Alban Buci: I kam dhënë një thes me dokumente. Shyqyr ka me dalë dhe ai se na ka fikë më. S’kemi as brekë me vesh s’kemi. Jemi shkund krejtë. S’kemi çar me i bë tjetër.
Nëna e Dodës: Veç të dalin, pas Zotin.

Alban Buci: I thashë atij gjyqtarit, daku mos kërko më se s’kemi çarë me të dhënë tjetër, veç shpirtin.

Nëna e Dodës: Se dhe unë me pyet, atije dëgjohet dhe kështu, prandaj të pyes ty.

Alban Buci: Rri pa merak se e kemi sqaruar në maksimum. Do vjet të takoj. Do vij të takoj një ditë dhe ta sqaroj tamam.

Nëna e Dodës: Po fol njehërë, pyet sot.

Alban Buci: Jo s’ka nevojë me pyet se e kam sqaruar unë vetë personalisht para tre ditësh.

Nëna e Dodës: A do të paraqitet në Burrel a në Tiranë.

Alban Buci: Jo jo, s’ka me u paraqit në asnjë vend ky. I bëshin vetë ata.

Nëna e Dodës: Eee

Alban Buci: E bëjnë vetë ato.

Nëna e Dodës: Se aty isha në siklet, se thashë se mos do të shkonte prapë në Burrel.
Alban Buci: Jo çar sikleti, i kemi sqaruar ato gjërat, mos u mërzit ti. Ne presim veç të dalin.

Nëna e Dodës: Mirë faleminderit.

Për Alban Bucin gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar një masë sigurie “arrëst në burg” në mungesë. Ai dyshohet të jetë një nga personat e angazhuar në aktin korruptiv në gjykatë./a.m.

Next Post
ANKANDI/ Albpetrol do të shesë 200 mijë tonë naftë me vlerë mbi 45 mln dollarë

Tregu i energjisë/ Koncesionet e naftës, zgjidhjet që po diskutohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In