Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan lidhjen e tyre disavjeçare në martesë, ceremoni e mbajtur më 25 shtator në një agroturizëm në Shijak.
Në dasmën madhëshore ishin të ftuar mbi 300 persona, mes të cilëve ishin personazhe të njohur nga bota e politikës, ekranit dhe muzikës.
Armina dje ndërkohë ka postuar në rrjetet sociale disa foto të papublikuara me shoqërueset, të cilat janë edhe shoqet e saj më të mira.
Gjithashtu në foto vëmë re se një nga shoqërueset e Arminës është edhe vajza e Shkëlzen Berishës, nga martesa e shkuar me Sadije Berishën.