• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“E shes 30 mijë lekë te lokali”, shqiptarët nuk pyesin për moratoriumin e gjuetisë

by Java News
10/05/2018 22:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fiks Fare denoncoi shkeljen e moratoriumit të gjuetisë, të vendosur në vitin 2014, ku theksohej se ndalohej çdo lloj gjuetie në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Por, 4 vjet më pas, qindra gjuetarë vrasin ditën dhe natën derra të egër, lepuj, kaproll, rosa, pata, e madje edhe pelikanë. Në ligjin numër 7 të vitit 2014 theksohej se “objekti i këtij ligji është ndalimi i ushtrimit të gjuetisë në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe pezullimi i lejeve dhe kontratave”.

Madje, kishte edhe masa, ku për operatorët e tureve kishte gjobë nga 800 deri në 1 milionë lekë. Ndërkohë, për individët, gjoba është nga 80 deri në 100 mijë lekë të rinj. Ndërkohë, ky moratorium u shty me 5 vite në vitin 2016 dhe aktualisht jemi në kohën e moratoriumit, pasi përfundon në vitin 2021. Institucionet që duhet të kontrollojnë për zbatimin ishin disa ministri; mjedisi, rendi, financat dhe ministri i shtetit. Por, çfarë ndodh në terren?

“Fiks Fare” ka bërë një vëzhgim në të gjithë territorin e Shqipërisë, ku gjuhej gjatë 24 orëve. Gazetarët e Fiksit shkojnë në zonën e Maliqit, në Korçë. Takuan disa gjuetarë, të cilët zinin gardalina me kurthe. Ata treguan mënyrat, ndërsa u thërrisnin zogjve duke bërë tinguj dhe më pas, i kapin me rrjeta. Tregojnë se në zonë kërcet çiftja dhe vrasin çurka dhe pata të egra.

Në Pogradec, një tregtar tregon se në zonë gjuajnë ata që kanë mik shefin e komisariatit. Ai thotë se dalin disa, ata që kanë lokale dhe i hanë vetë. Një tjetër tregon se gjuetarët vrasin kafshë natën, me drita. Për lepujt thotë se me drita është me kollaj, madje tregon edhe vendin. Thotë se gjuhet në zonën e Mokrës, Prespë dhe Përrenjas. Në këto zona ka pata të egra. Po në Pogradec, gazetarët blejnë guza te një person që i shet në rrugë. Thotë se ato i zënë të tjerët, ndërsa i merr me 3 mijë lekë të vjetra dhe i shet me 4 mijë lekë. Fiksi takon një tjetër gjuetar në Pogradec, i cili zë guza në Liqen. Ai i zë me fildispanjë dhe u tregon gazetarëve një rast. I vë një karrem fildispanjës 100 metra dhe e hedh në liqen. Guzat e hanë dhe ngecin dhe ai më pas e tërheq në breg.

Pas këtyre rasteve, Fiksi shkon në zonën e Lushnjes, ku takon disa gjuetarë. Ata tregojnë se dalin përherë se janë qejflinj, kanë çifte dhe dalin madje edhe ditën. Gjuetari thotë se është e ndaluar, ka qenë 2 vjet, por u shty edhe nja 5 vjet të tjera. Ai thotë se vjen ndonjë rosë në lagështirë dhe mëllenja. Në Fier thonë se dalin me çifte në qytet.

Ndërkohë, në Kukës, Fiksi takon një tjetër gjuetar, që tregon se lepujt i gjuan vetë, ndërsa ka një armë gjahu me vete. Ai vret lepuj dhe i gatuan në një lokal. Thotë se lepujt ua lë 30 mijë lekë. “Dal çdo ditë për të gjuajtur. Lepujt janë nga dy kile” thotë ai, ndërsa tregon edhe lepurin e vrarë që e shet 30 mijë lekë. I thotë bashkëpunëtorëve të Fiksit se nëse dëshiron të vijë që të gjuajë me të. Duhet të ketë makinë, ndërsa armë gjahu të gjen ai vetë. Sipas tij, derrat e egër janë nga 50, 40 dhe 30 kilogramë.

“Fiks Fare” pyeti Aleksandër Trajçen, specialist për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit natyror, i cili thotë se në mars të vitit 2014 qeveria e atëhershme shpalli moratoriumin e parë, i cili mbaronte në mars 2016. “Moratoriumi ishte ndalimi i plotë i gjuetisë në të gjithë territorin e Shqpërisë. Ideja ishte që mbrapa që të përmirësohej kuadri ligjor për menaxhimin e gjuetisë.

Të kishim një sistem të ngritur të gjuetisë të menaxhuar. Në mars 2016, qeveria e shtyu moratoriumin dhe tashmë jemi në një moratorium tjetër që mbaron në vitin 2021” thotë ai. Ndërkohë, sipas tij, moratoriumi nënkupton që ndalohet totalisht gjuetia. “Ka përjashtime për arsye shkencore apo kampione që disa kafshë mund të gjuhen për një periudhë të shkurtër, siç ishte dhelpra për sëmundjen e tërbimit.

Gjuetia duhet të jetë e stopuar, normalisht në parqe kombëtare dhe në rezervate natyrore gjuetia duhet të ndalohet gjithmonë” shton ai. Më tej pohon se moratoriumi është zbatuar me dritë hije. “Në fillim të vitit 2014 vumë re një rënie drastike të faunës së egër. Me kalimin e kohës u relaksua kontrolli dhe aktualisht është vënë re një rritje të gjuetisë. Zonat e mbrojtura janë 18 përqind të territorit dhe ka një ndalesë.

Ndërkohë, në 82 përqind e territorit ka gjueti dhe zona është e pambrojtur. Duhet një bashkërendim institucional, normalisht Administrata e Zonave të Mbrojtura përgjigjen për zonat e mbrojtura. Megjithatë janë institucionet e tjera si Inspektoriati Mjedisor dhe Policia e Shtetit duhet të ndërhyjnë në territore jo të mbrojtura. Edhe bashkitë që kanë marrë përgjegjësi duhet të ngrenë strukturat përkatëse të kontrollojnë territorin” tregon ai.

Në fund, thotë se gjuetia rrezikon disa lloje kafshësh të egra; Rrëqebullin e Ballkanit, Kali i Qyqes dhe Pelikani. “Këto lloje kafshësh, dhe të tjera, që i kanë popullatat në nivele të ulëta, vrasja e individëve shtesë mund të sjellë shfarosjen totale të tyre në vendin tonë” paralajmëron Trajçe.

Next Post
Më shumë bursa studentore mes Shqipërisë dhe Turqisë

Më shumë bursa studentore mes Shqipërisë dhe Turqisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In