• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E rrëmbyen, vranë dhe varrosën, zbardhet vrasja e Klevis Lleshit! Si u gjet trupi i viktimës dy vite e gjysmë pas zhdukjes

by Os De
26/09/2025 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur vrasjen e  24 vjeçarit Klevis Lleshi, i cili u vra në vitin 2020, ndërsa trupi i tij i pajetë u gjet rreth 2 vite e gjysmë pas zhdukjes i groposur në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit. 

Burime bëjnë me dije se SPAK ka firmosur 4 urdhërarreste për persona që dyshohet të jenë përfshirë në ngjarjen e rëndë kriminale. 

Raportohet se vetëm një prej tyre është arrestuar mbrëmjen e së enjte (25 Shtator, ndërsa 3 të tjerët janë shpallur në kërkim. 

Aurel Hoxha, pronar i lokal Monopol, dyshohet si urdhërues i rrëmbimit dhe vrasjes së Klevis Lleshit. 

ZHDUKJA E KLEVIS LLESHIT 

U denoncua si i zhdukur me 5 gusht të vitit 2020. Pas 9 ditësh betejë nëpër polici dhe prokurori të rrethit të vet, e ëma i drejtohet Tiranës: “Gjemani djalin se ma kanë rrëmbyer”. 

Askush nuk e vuri “ujin në zjarr”! Klevis Lleshi ishte ndër të shumtët e zhdukur pa gjurmë për të cilat Policia dhe autoritetet ligjzbatuese nuk gjejnë asnjëherë informacion. Nëna në rrëfimin e saj tronditës vuri gishtin në hasmërinë e përgjakshme që kishte me familjen Hoxha, hasmëri që dyshohet se ka marrë tashmë 4 jetë njerëzish, vazhdon të jetë edhe një i zhdukur që në 2017-n dhe një person të dënuar. 

Gjithçka nisi në Londër, për t’u transferuar më pas në Burrel, atje ku u vranë dy vëllezër dhe u zhduken dy djemtë e tyre. Por, në dhjetor 2020 në fshatin Shpërdhet u bë me dije se disa mbetje kockore të një njeriu kishin dalë në sipërfaqe. 

U morën dhe u tha se u çuan në laborator e që prej asaj dite e deri më 6 Shkurt 2023 nuk u mor vesh se kujt i përkasin, edhe pse të gjitha rastet e zhdukjeve ishin dhe janë të denoncuara. 

Në shkurt 2023 u tha se i përkasin Klevis Lleshit, pasi ADN-ja kishte përkuar me ato të familjes së tij. Nëna teksa tregoi për dyshimet e saj, dëshmoi edhe për vendin në të cilin gjendeshin hasmit e familjes së saj, por pa mundur të vërë gishtin mbi askënd. 

IDENTIFIKIMI 

Është gjetur në Mamurras trupi i një të riut që ishte zhdukur prej vitit 2020. Klevis Lleshi në kohën e zhdukjes ishte 24 vjeç, ndërsa trupi është gjetur i groposur. Trupi i të riut doli pasi erozioni e shembi pjesën ku ai ishte varrosur, ndërsa ai bëhet personi i 3 i familjes Lleshi që është vrarë në 10 vitet e fundit, pasi më herët i ishte vrarë babai dhe xhaxhai. 

Trupi u gjet dy vite e gjysmë pasi ishte zhdukur, i groposur në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit. 

Ai është zbuluar si rezultat i erozionit dhe banorë të zonës kanë njoftuar Policinë, e cila më pas ka kryer testin e AND-së dhe ku ka rezultuar se i përkiste të riut nga Mati, Klevis Lleshi. Prokuroria e Matit kishte nisur hetimet pas denoncimit të familjarëve në qershor të vitit 2020 se Klevis Lleshi dyshohej të ishte marrë peng në afërsi të Pallatit të Sportit në Burrel. 

Hetimet u shtrinë në kohë dhe në disa qytete por nuk pati asnjë rezultat në gjetjen e vendndodhjes së tij apo të autorëve të dyshuar, derisa trupi i pajetë u zbulua në fshatin Shpërdhet Mamurrasit. 

Saga e vrasjeve në familjen Lleshi ka nisur dhjetë vite më parë. I ati i Klevisit, Xhavit Lleshi u vra në një pritë në vendin e quajtur “Pujkë” në vitin 2013, ndërsa pak vite më pas i është vrarë xhaxhai Hajredin Lleshi, pranë shtëpisë. 

14 GUSHT 2020 

Fatbardha Lleshi 9 ditë pasi djali iu kishte zhdukur në një kafene bëri një apel publik teksa i kërkonte policisë dhe prokurorisë të zbardhnin rrëmbimin e Klevisit. Ajo publikisht dëshmoi: Djali im ka dalë në orën 1 nga shtëpia, është nisur e ka pirë një kafe tek lokali me shoqërinë e vet. Në orën 3, djali ka humbur çdo lidhje dhe çdo kontakt dhe telefoni është fikur, është zhdukur në rrethana misterioze. Unë dyshoj që djali im është marrë nga shoqëria e vet dhe është dorëzuar tek dora e hasmit. Ne kemi hasëm Ali Hoxhën nga Shtjefni dhe me banim në Mamurras. 

Ne jemi në hasmëri për arsye se djali i kunatit tim që unë nuk kam asnjë lloj lidhje me djalin e kunatit prej 12 vjetësh që ishte në Angli, dyshohet se thotë se ka vrarë djalin e Ali Hoxhës. A e ka vrarë a s’e ka vrarë ne nuk kemi asnjë lloj lidhje me të sepse prej 12 vitesh ne edhe në telefon nuk na ka marrë njëherë vetëm më ka pyetur sesi je. Fatbardha Lleshi thotë se ka kërkuar informacion nga policia për zhdukjen e djalit të saj, por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje. “Policia asnjëherë nuk më ka kërkuar, e kam kërkuar vetë policinë. Kam ndenjur edhe 2 orë në dyert e gjykatës dhe prokurorisë së Burrelit dhe jam futur me zor brenda për të kërkuar djalin tim që më është djerr një fëmijë 20 vjeç në mes të ditës në mes të Burrelit. 

Kam pritur 8 ditë dhe nuk kam marr përgjigje nga policia dhe gjykata e Burrelit, kam ardhur në Tiranë dhe kam kërkuar takim me ministrin Lleshaj. Familja Lleshi ka një histori të gjatë gjakmarrjeje që ka shkaktuar disa viktima dhe të zhdukurish. Këto ngjarje sipas Fatbardha Lleshit e kanë pikënisjen që kur janë bërë hasëm me familjen e Ali Hoxhës. “Qysh në vitin 2013 është vrarë burri im, në 2017 është vrarë kunati, 6 muaj mbrapa është zhdukur djali i kunatit 40 vjeç dhe më i fundit djali im 20 vjeç më 5 gusht dhe për 6 vjet 2 persona janë të vrarë dhe 2 të zhdukur. Nga shteti shqiptar nuk kemi marr asnjë lloj përgjigje, asnjë i arrestuar dhe asnjë i dyshuar. 

Arsyeja është hasmëria. Ne deri në atë kohë as nuk na kanë vrarë, kemi jetuar dhe punuar, nuk kam pas asnjë të keqe. Kalvari i këtyre punëve fillon atë ditë që jemi bërë hasëm me Ali Hoxhën”, deklaron Fatbardha. Nëna e 21- vjeçarit të zhdukur prej ditësh kërkon drejtësi dhe hedh dyshime se policia e Burrelit është bërë palë me hasmin dhe krimin. “Nga autoritetet shqiptare unë kërkoj, që deri më tani ato nuk kanë bërë asnjë hap para për të gjitha vrasjet. Unë kam heshtë dhe djalin nuk kam dashur ta fus në konflikt. Sepse më është vrarë burri, nuk kam folur tek asnjë gjykatë, te shteti shqiptar kërkoj drejtësi dhe do flijohem para kryeministrisë, më ka humbur një jetim duke pirë kafe. Dyshimi im është që Policia e Burrelit është palë me hasmin dhe krimin”, tha ajo aso kohe. 

Si u vra dhe u dogj në makinë i riu, vetëm 25 vjeç, Agim Hoxha 

Ishte 10 prilli i vitit 2012 kur në familjen Hoxha do të vinte një lajm i zi nga Anglia; djali i tyre ishte gjendur i pajetë në një makinë dhe i djegur. Sipas të dhënave të asaj kohe ngjarje kishte ndodhur për grabitje, ose ky ishte dyshimi kryesor i policisë angleze që e hetoi ngjarjen në mënyrë intensive. Ata gjetën gjurmë shqiptarësh e për pasojë shpallën në kërkim Arben Lleshin po nga Burreli. 

Ai u kap në Itali dhe shteti italian e ekstradoi në drejtim të Britanisë së Madhe. Ai u hetua, u gjykua dhe u shpall fajtor për krimin horror, duke u dënuar me burgim të përjetshëm. E ndërkohë që Arbeni hetohej e gjykoi për atë ngjarje tronditëse në Mat i vritet xhaxhai dhe më pas i ati. Pak kohë më vonë i rrëmbehet vëllai dhe më pas edhe djali i xhaxhait. Për asnjërën nga këto ngjarje policia jonë, sot e asaj dite kur kanë 10 vjet që kanë ndodhur nuk ka asnjë informacion. Madje as për rrëmbimin, vrasjen dhe groposjen e trupit të pajetë të Klevisit, pavarësisht alarmit që u dha nga nëna e tij, Fatardha. Vrasja e emigrantit Agim Hoxha nga fshati Shqefën i Macukullit vazhdon të sjellë viktima në familjen Lleshi. 

Dyshohet se vrasja e dy vëllezërve Lleshi dhe zhdukja e dy kushërinjve e kanë zanafillën pikërisht nga ngjarja e ndodhur në Angli. Lleshi u kap nga policia italiane një muaj pas vrasjes dhe u dënua nga drejtësia në Angli me burgim të përjetshëm pas ekstradimit. Dënimi për Arben Lleshin është dhënë qershorin e vitit 2013. Viktima Agim Hoxha u gjet nga policia në makinën e tij, në ndenjësen e pasme, i vrarë. Policia angleze sqaroi se bëhej fjalë për grabitje, ku Hoxha kishte mbetur i vrarë dhe më pas makinës tip “Benz Mercedes” i ishte vënë flaka për të humbur gjurmët e krimit. Ngjarja është zbuluar nga kamerat e vendosura në rrugën ku ndodhi krimi i rëndë. Më 12 tetor 2013, u vra në vendin e quajtur “Pujkë”, Xhavit Lleshi. 

Policia hodhi dyshime se pistë kryesore ishte hakmarrja ndaj familjes Lleshi, pas vrasjes së emigrantit Hoxha. Nëse në rastin e vrasjes së Xhavitit Policia kishte dy pista hetimi, hakmarrjen dhe problemet që viktima kishte pasur me persona të ndryshëm, për vrasjen e katër viteve më vonë të Hajredin Lleshit, vëllait të Xhavitit, Policia dyshoi se kjo është një vrasje për hakmarrje. Banorë të fshatit, aso kohe thanë se autorët e të dyja vrasjeve mund të jenë të njëjtë dhe në të dyja rastet i kanë zhdukur makinat që janë përdorur në atentat. Në vitin 2013, makinën e hodhën në liqenin e Shkopetit, ndërsa automjetin që kanë përdorur në vrasjen e dytë e kishin djegur në afërsi fshatit Rukaj. Ndërkohë po atë vit, pra në 2017 zhduket Artan Lleshi, ndërsa në gushtin e 2020 zhduket Klevis Lleshi. Për të parin ende nuk dihet asgjë. 

Next Post
(VIDEO) SPAK zbardhi e vrasjen e Klevis Lleshit, RENEA dhe FNSH zbarkojnë te lokali i autorit të dyshuar

(VIDEO) SPAK zbardhi e vrasjen e Klevis Lleshit, RENEA dhe FNSH zbarkojnë te lokali i autorit të dyshuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Do ishte veprim i mençur nëse Maduro largohet vetë nga pushteti! I takon atij të vendosë!

Trump: Do ishte veprim i mençur nëse Maduro largohet vetë nga pushteti! I takon atij të vendosë!

December 23, 2025
Rrëmbimi i “Koçoles” dhe Sulovarit gjatë 2023, kush janë 3 personat e akuzuar

Rrëmbimi i “Koçoles” dhe Sulovarit gjatë 2023, kush janë 3 personat e akuzuar

December 23, 2025
Si Jeffrey Epstein u pasurua përmes seksit, mashtrimit e pabesisë

Si Jeffrey Epstein u pasurua përmes seksit, mashtrimit e pabesisë

December 23, 2025
Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohen 2 persona, në kërkim..

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohen 2 persona, në kërkim..

December 23, 2025
Murrizi: Tani ra në usta Rama, le të bëjë më dëngla se e rregullon i “dërguari special” i SHBA

I zhgënjyer nga protesta e PD, Myslim Murrizi: I ngrenë pritshmëritë, dhe shfryhen si tullumbacja

December 23, 2025
Këto janë katër bisedat që çdo çift duhet të bëjë para vitit të ri për një marrëdhënie më të fortë

Këto janë katër bisedat që çdo çift duhet të bëjë para vitit të ri për një marrëdhënie më të fortë

December 23, 2025
Vjedhja në Pallatin Elysee, sendet prej porcelani dhe argjendi me vlerë deri në 40 mijë euro përfundojnë për shitje në faqe online! 3 bien në pranga

Vjedhja në Pallatin Elysee, sendet prej porcelani dhe argjendi me vlerë deri në 40 mijë euro përfundojnë për shitje në faqe online! 3 bien në pranga

December 23, 2025
“HarmonyOS” paraqitet në një ceremoni teknologjike të fundvitit

“HarmonyOS” paraqitet në një ceremoni teknologjike të fundvitit

December 23, 2025
Protesta para Kryeministrisë, Berisha: Inauguruam dje misionin e ri të opozitës, qytetarët “firmosën” kontratën me..

Protesta e opozitës, katër të arrestuar/ Berisha: Dy prej tyre kishin ardhur si turistë nga Kosova, njëri djali i një ish-luftëtari të UÇK

December 23, 2025
Merrte pjesë në protestën pro-Palestinës/ Arrestohet në Londër aktivistja Greta Thunberg

Merrte pjesë në protestën pro-Palestinës/ Arrestohet në Londër aktivistja Greta Thunberg

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com