E rrallë/Del nga arkivat amerikane një foto e një shqiptari para 100 vjetësh
I inauguruar më 1892 dhe i mbyllur më 1954, Ellis Island i hapi dyert e tij për emigrantët në duke e kaluar emigracionin nga kontrolli i shtetit të NY, në atë federal. Kjo u bë për dy arsye: për të qetësuar zërat e qytetarëve amerikanë kundër një hyrje të pakontrolluar të emigrantëve si edhe për të ndalur korrupsionin e zyrtarëve, veçanërisht të Nju Jorkut, ku hynte shumica e emigrantëve. Është vlerësuar që në 100 vjet, që nga 1892, nga Evropa erdhën 55 milion emigrantë, shumica e të cilëve u vendosën në Amerikën veriore.
Augustus Francis Sherman, një funksionar i apasionuar pas fotove, në mes të viteve 1906 dhe 1915, u kërkoi qindra emigrantëve që vinin nga të gjitha anët e botës, sidomos nga Europa, të pozonin para objektivit të tij.
Fotot e tij janë publikuar në National Geographic. Mes qindrave fotove, është edhe fotoja e një ushtari shqiptar që ka emigruar në Shtetet e Bashkuara.