Një foshnjë ka lindur me dy fytyra dhe dy tru, në një maternitet të Indonezisë.
Gilang Andika është 2 muajsh dhe ka dy fytyra, 2 tru dhe vetëm një kokë. Komplikacioni e ka bërë të duket i shpërfytyruar dhe të vuajë nga një gjendje fatale në tru, e cila shkakton vazhdimisht lëngje.
Pavarësisht se ka një trup me dy krahë e dy këmbë, Gilang është teknikisht një binjak i lidhur, rast që ndodh një në 250 mijë lindje.
Fatkeqësisht veza e nënës nuk u nda plotësisht në dysh gjatë shtatzënisë dhe djali ka marrë fytyrën dhe trurin e motrës.
Prindërit e vogëlushit, Ernilasari dhe Mustafa janë të dëshpëruar dhe duan të shpëtojnë jetën e djalit të tyre pasi mjekët nuk i dhanë shpresa. /b.d