Një rast sa i çuditshëm aq edhe komik, është dërguar nga Policia te Prokuroria.
Ngjarja ka ndodhur në 3 prill në vitin 2019 në fshatin Fushë-Mamurras të rrethit Kurbin.
Por çfarë ka ndodhur?
“Bashkëlidhur shkresës ju dërgojmë materialet proceduriale për veprën penale ‘të vjedhjes’ lidhur me ngjarjen e datës 03.04.2019, në fshatin Fushë-Mamurras, rrethi Kurbin nga persona të panjohur është vjedhur gjatë natës një pulë në kasollen e shtetasit L.”, thuhet në referimin në prokurori që shefi i komisariatit Erdit Rrëçeku i ka bërë rastit.