Një polic i verbër 45 vjecar, i vetmi polic i qytezës Lanba, ia ka dalë ta mbajë qytezën e tij të lindjes në jug të Kinës pa asnjë krim për më shumë se dhjetë vjet.
“Nuk është ndonjë detyrë e lartë, por e dua këtë profesion. Ime shoqe më quan të varur pas punës. Thjesht mendoj se kontribuoj më shumë kur qëndroj në postin tim, edhe kur nuk e kam për detyrë. Megjithëse nuk i shoh dot më trenat, mund t’i dëgjoj. Besoj se duke u shërbyer njerëzve jeta ime merr kuptim të vërtetë”, shprehet Pan Yong.









