Inspektoriati i Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Kukësit ka nisur një aksion për shembjen e të gjitha objekteve pa leje të cilat ishin ndërtuar në vende të ndryshme, por ndryshe nga sa ka ndodhur në qytetet e tjera, qytetarët i janë bashkuar këtij aksioni.
Të indinjuar prej vitesh që këto objekte kishin zënë hapësirat e gjelbëruara apo edhe hapësira brenda territorit të pallateve, qytetarët e Kukësit thonë se aksioni i bashkisë më në fund po i rikthen këtij qyteti pamjen e dikurshme.
Ata shtojnë se këto objekte kishin sjellë një imazh jo qytetarie në këtë qytet i cili është relativisht i ri, pas përmbytjes së Kukësit të vjetër.
Bashkia e Kukësit prej disa ditësh falë edhe mirëkuptimit të qytetarëve ka shembur në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe IKMT-në vendore rreth 200 objekte pa leje si mure rrethuese, kontenierë e garazhe.
Synimi i këtyre shembjeve është hapja rrugës së zbatimit të projekteve nga ana e Bashkisë Kukësit, po ashtu edhe vënia e hapsirave në dispozicion të qytetarëve.
shqiptarja.com/d.i.