Nxënësit e shkollës “Faik Konica” në Prishtinë, patën mundësinë që t’i shohin për së afërmi Gardën Britanike dhe atë të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës dhe të mësojnë më shumë rreth punës që e bëjnë ata. Njëkohësisht kjo vizitë t’i shërbejë edhe vetë gardës së FSK-së, duke i aplikuar ushtrimet e detyrave të tyre të cilat i kanë mësuar nga kjo gard britanike.
“Welsh Guard” po qëndron nga java e kaluar në Kosovë për ta trajnuar gardën e FSK-së, në mënyrë që të bëhen sa më profesionistë gjatë shërbimeve të tyre.
Për këtë pat interesim shumë të madh nga ana e nxënësve, të cilët u grumbulluan rreth këtyre gardianëve duke bërë pyetje të ndryshme, pasi që për shumicën e tyre ishte hera e parë që shihni një gard të tillë për së afërmi. Koloneli i kësaj brigade, David Jones tha se vizita që kanë bërë në Kosovë është shumë e rëndësishme për britanikët, pasi që është 100 vjetori i viktimave të Britanisë së Madhe të rënë gjatë luftës së parë botërore.