Sipas medias lokale, 91-vjeçarja Kimlan Jinakul, arriti të diplomohet në Departamentin e Shkencave të Mjedisit të universitetit ”Sukhothai Thammathirat”, ku kishte marrë 10 vjet shkollim.
”Arsimimi nuk ka moshë dhe jam shumë e lumtur që kam patur mundësinë për të vazhduar shkollën, pasi para shumë vitesh isha e detyruar ta ndërprisja”, tha Kimlan Jinakul.
Kimlan diplomën e mori nga mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn.
Diplomat e studentëve të universiteteve shtetërore në Tajlandë jepen nga anëtarët e familjes mbretërore. /b.d











