• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E ridënuan 21 vjet për vrasjen e Hajdarit, Izet Haxhia: Deri sot s’kam vrarë njeri, po të vendos ta bëj Sali Berisha do jetë i pari

by Java News
01/11/2022 18:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit ka ridënuar dje Izet Haxhinë me 21 vite burg për vrasjen e deputetit Azem Hajdari. Megjithëse janë botuar dëshmi të rëndësishme sipas të cilave Haxhia nuk ka qenë pjesëmarrës në këtë vrasje, Gjykata ka vendosur të rikonfirmojë dënimin për ish-truprojen e Sali Berishës.

Është e pamundur të mos dyshohet ndikimi politik në këtë ridënim të personit që ka dëshmuar për vite me radhë publikisht kundër Berishës.

Haxhia ka botuar disa vite më parë edhe një libër ku ka përmbledhur dëshmitë e tij. Libri mban titullin “Izet Haxhia përballë Sali Berishës” dhe ka një parathënie të shkruar nga ish-pedagogu i Haxhisë, i ndjeri Sabit Brokaj.

Në libër Haxhia këmbëngul se nuk ka marrë pjesë në vrasjen e Hajdarit dhe se nuk ka vrarë kurrë njeri në jetën e tij.

“Deri sot s’kam vrarë njeri, por po të vendos ta bëj Sali Berisha do të jetë i pari” – shkruan ai.

“Disa prej jush mund të më quajnë edhe “tradhtar” apo “bukëshkalë” pse unë flas kështu për Berishën. Jo, të dashur miq! Unë as kam qenë dhe as nuk mund të bëhem tradhtar apo bukëshkalë. Unë nuk kam tradhtuar duke rrëfyer në këtë libër të vërtetat dhe vetëm të vërtetat që di unë për Berishën.

Tradhtari është Berisha! Është ai që na mashtroi, që na ndau mes nesh, që na përçau si popull, që na vodhi me klanet e monopolet e tij, që pas 25 vjetësh akoma mendojmë të braktisim e të shpëtojmë nga ky vend jonë që nuk iu nda mallkimi i atyre që e kanë drejtuar për tash 100 vjet. Dhe unë mendoj se një nga mallkimet dhe të këqijat më të mëdha të këtyre 100 vjetëve është Sali Berisha.” – shton më tej.

Dr. Sabit Brokaj në parathënien e librit shkruan: “Ky libër që përmbledh intervistat e Izet Haxhisë ka një vlerë jo vetëm politiko-historike, por edhe juridike, të cilës do t’i jepja vlerë të veçantë. Këto intervista tregojnë thelbin e çudisë (sekretin) tranzicionit shqiptar, pjesën e pistë e kriminale të tij. Ajo ngjan si një përsëritje e momenteve fatkeqe të historisë tonë, të daljes në krye të tradhtarëve, spiunëve, antishqiptarëve që kanë sabotuar apo dështuar përparimin e Shqipërisë”./m.j

Next Post
Horoskopi për nesër nga Paolo Fox, e enjte 29 shtator 2022

Horoskopi mujor i Nëntorit 2022, Paolo Fox: Parashikimet për të 12 shenjat e zodiakut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bejko: Berisha e ka partinë të shkërmoqur, e ka futur PD-në në ‘kilometrin e fundit‘

Bejko: Berisha e ka partinë të shkërmoqur, e ka futur PD-në në ‘kilometrin e fundit‘

February 10, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Kilometrat e marshimit të ushtrisë së Sali Berishës!

February 10, 2026
“Do mbahet më 20 shkurt”, Sali Berisha njofton protestën e radhës nga selia blu

“Do mbahet më 20 shkurt”, Sali Berisha njofton protestën e radhës nga selia blu

February 10, 2026
Mundimi i Berishës për të përgatitur Metën si pasardhës 

Duke u përgjëruar në kilometrin e fundit si Stalini i opozitës

February 10, 2026
Deputeti demokrat Bledion Nallbati çohet me urgjencë drejt Traumës, PD: Ka goditje në kokë

Deputeti demokrat Bledion Nallbati çohet me urgjencë drejt Traumës, PD: Ka goditje në kokë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

February 10, 2026
Protestuesit rikthehen me molotovë përpara Kuvendit, policia tenton t’i shpërndajë me ujë e gaz lotsjellës

Protestuesit rikthehen me molotovë përpara Kuvendit, policia tenton t’i shpërndajë me ujë e gaz lotsjellës

February 10, 2026
Protesta para Kryeministrisë, ministrja e Brendshme nxjerr videot e policëve të plagosur: Dhuna nuk mund të jetë kurrë mjet

Protesta para Kryeministrisë, ministrja e Brendshme nxjerr videot e policëve të plagosur: Dhuna nuk mund të jetë kurrë mjet

February 10, 2026
Gazetari i huaj plagoset gjatë protestës së opozitës para Parlamentit! I vijnë në ndihmë forcat e policisë

Gazetari i huaj plagoset gjatë protestës së opozitës para Parlamentit! I vijnë në ndihmë forcat e policisë

February 10, 2026
Protesta e opozitës/ Gogu: “Kilometri i fundit” i Shqipërisë drejt BE-së nuk bëhet me molotov e dhunë, por me punë

Protesta e opozitës/ Gogu: “Kilometri i fundit” i Shqipërisë drejt BE-së nuk bëhet me molotov e dhunë, por me punë

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In