Tre qytetarë mësohet se kanë humbur jetën nga Covid -19 në qytetin e Elbasanit.
Sipas burimeve të ‘Panorama’, bëhet e ditur se viktimat janë të moshës 57, 77 dhe 79 vjeç dhe prej disa kohësh po trajtoheshin në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i njohur si spitali Covid 2.
Personat të cilët kanë ndërruar jetë pritet të bëhen publike në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Nga fillimi i pandemisë në gjithë vendin e kanë humbur betejën me koronavirusin 798 persona, ndërsa janë infektuar 37.625 persona.
g.kosovari