Një sherr në familje ka përfunduar me plagosjen e një 66-vjeçare. Mësohet se ngjarja ka ndodhur sot pasdite në fshatin Bishan Në Vlorë.
Policia sqaron se gjithçka ka ndodhur pas një konfliktit të çastit dhe në sherr e sipër S. D., rreth 60 vjeç, ka plagosur me armë gjahu çifte, motrën e tij, 66-vjeçare me iniciale B. H..
Kjo e fundit është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të autorit.
Deri tani bëhet me dije se autori i dyshuar ka qenë nën efektin e alkoolit.
/a.r