Një autobus pasagjerësh ka goditur një ambulancë, një kamion zjarrfikës dhe një automjet në Turqinë juglindore më 20 gusht.
Ky aksident ka shkaktuar të paktën 16 viktima, duke përfshirë gazetarë.
Kështu shkruajnë mediat turke të cilat thonë se aksidenti ka ndodhur në autostradën Gaziantep-Nizip.
“21 pasagjerë u plagosën gjithashtu”, tha Guvernatori i Gaziantepit, Davut Gül.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:30 në autostradën Gaziantep-Nizip.
Ekipet e policisë, ambulancës dhe zjarrfikësve u dërguan në rajon pasi një makinë u përplas me bordurat.
Ekuipazhet ndaluan automjetet e tyre në autostradë për të ndihmuar viktimat.
Gjatë kësaj kohe, një autobus pasagjerësh ka përplasur mjetin e transmetimit live, një autoambulancë dhe një zjarrfikëse.
Një numër i madh ekipesh shtesë mjekësore u drejtuan në rajon. Të plagosurit janë dërguar me ambulancë në spitalet përreth.
Mes viktimave janë dy gazetarë, katër punonjës të kujdesit shëndetësor dhe tre zjarrfikës.
Gazetarët ishin të akredituar në Agjencinë e Lajmeve “İhlas”.
Pasagjerët e plagosur u dërguan me urgjencë në spitalet aty pranë. Ekipet e shpëtimit dhe emergjencave janë dërguar në vendin e ngjarjes.
“Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thanë autoritetet.
/a.r