Ditën e djeshme një burrë ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale në Tiranë pasi është rrëzuar duke lyer shkallët e pallatit.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hysni Gërbolli”.
65-vjeçari po lyente shkallët e pallatit dhe është rrëzuar në tokë.
Ai u dërgua menjëherë në spital, pavarësisht trajtimit atje ka gjetur vdekjen.
“Më datë 04.07.2018, në rrugën “Hysni Gërbolli”, shtetasi I.B., vjeç 65, banues në Tiranë, duke lyer shkallët e pallatit, aksidentalisht është rrëzuar në tokë, duke u dëmtuar dhe më pas ka gjetur vdekjen në spital”, njofton policia.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim. /b.d