Pronari i një servisi është plagosur me sende të forta në kokë mbrëmje e sotme në Sarandë.
Mësohet se i plagosur ka mbetur Pellumb Sejdi, 51-vjeç, ndërsa ngjarja u regjistrua pas një sherri ku ai u përfshi, që ndodhi para biznesit të tij, në vendin e quajtur Qafë-Gjashtë.
51-vjeçari i plagosur është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes dhe as autorët, ndërsa policia ka nisur hetimet.
/a.r