Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Sarandë, ku një 62-vjeçar është gjetur i vetëvarur në një shtyllë.
Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 14:50 , në fshatin Vrrine, është gjetur i vetvarur, në një shtyllë shtetasi K. G., 62 vjeç, banues në Sarandë.
Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje
/e.d











