Një vajzë raportohet se është zhdukur në Prishtinë.
Rastin e ka raportuar në Polici, nëna e vajzës.
Ata jetojnë në lagjen “Emshirit”, në Prishtinë.
Sipas nënës, vajza e saj ishte larguar në drejtim të panjohur dhe nuk ka dijeni për vendndodhjen e saj.
Rasti në fjalë është duke u hetuar nga autoritetet, teksa dyshohet për ndonjë rrëmbim, ose vajza nën moshë është mashtruar dhe është larguar.
/a.r