Një ambulancë ka përplasur një të moshuar në lagjen nr.1 të në vendin e quajtur ‘Ish-Banka, në qytetin e Pogradecit. Si pasojë e këtij aksidenti i plagosuri K.P., 77 vjeçe, banuese në Pogradec, është transportuar menjëherë në spital dhe më pas është nisur drejt Tiranës, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
77-vjeçarje ka qenë duke ecur në këmbë kur është përplasur nga ambulanca, ndërsa për këtë ngjarje është arrestuar shoferi i ambulancës Ll.P., 62 vjeç, banues në Korçë.
I arrestuari do të përballet me akuzën Pogradec për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
/a.r