Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Urakë, Mat.
Një 15-vjeçar dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga një vend i thepisur dhe për pasojë ka humbur jetën.
Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Stallat e gjakrosës”, buzë lumit të fshatit Urakë.
15-vjeçari G.K nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari