Një burrë është vrarë në oborrin e një salle dasmash në Ferizaj, konfirmoi Policia e Kosovës.
“Vrasja ka ndodhur në fshatin Bibaj, në oborrin e një salle dasmash”, tha Qazim Reka nga Policia e Kosovës, për REL.
Reka shtoi se dyshimet e para janë që kjo vrasje “nuk ishte aksidentale, por e qëllimshme”.
Nga Policia e Kosovës nuk kanë më shumë detaje për këtë rast.