Një grua shtatzënë e prekur nga Covid-19 që ishte e shtruar në Klinikën Infektive ka vdekur mëngjesin e sotëm.
Lajmin e ka konfirmuar Klinika Infektive.
“Klinika Infektive e QKUK-së njofton se gjatë orëve të para të datës 21. 04. 2020 në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka ndërruar jetë pacientja V.P. me vendbanim në Gjakovë (1980) e diagnostikuar me Covid-19. E njëjta, ishte shtatzënë dhe po trajtohej në mjekimin intensive të klinikës që prej datës 15 prill 2020”, përfundon njoftimi.
Gruaja shtatzënë kishte pasur përkeqësime prej kur ishte shtruar në Infektivë, derisa nuk është bërë e ditur për gjendjen e foshnjës.
Deri tash në Kosovë janë të infektuar 598 persona derisa 16 kanë vdekur dhe 123 janë të shëruar.
Sipas QKUK-së, kjo është vdekja e 13, e pacientëve me Covid-19 në këtë klinikë dhe e 16-ta në nivel të shtetit. /e.s/