• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E rëndë në Itali/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në mes të rrugës me çantën me librat e shkollës

by Java News
28/09/2019 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Genova, Itali. Një i ri 20 vjeç, me origjinë shqiptare është gjetur pa jetë në një pellgu gjaku në një parkim në rrugën “Piazzetta”, një rrugë ngjitur me Corso Europa në lartësinë e stadiumit Carlini.

Në vend kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe mjekët e 118 por për të riun nuk kishte mbetur asgjë për të bërë. Ndërkohë po zhvillohen hetime për të rindërtuar ngjarjen dhe për të kuptuar shkaqet e vdekjes së 20-vjeçarit.

Hipoteza e parë është që i riu mund të jetë vetëvrarë duke u hedhur nga një lartësi rreth 4-5 metra. Dyshimet e tjera janë se mund të jetë përpjekur të ngjisë murin anësor por mund të ketë rënë aksidentalisht, megjithatë me kalimin e orëve kjo hipotezë gati është përjashtuar.

Viktima u gjet nga një grua që po shkonte në parkimin nëntokësor për të marrë makinën dhe më pas bërtiti për të kërkuar ndihmë. Një e re ka shkuar menjëherë duke u përpjekur ta reanimonte 20-vjeçarin, por ai ka ndërruar jetë pak çaste më vonë. Siç kanë konstatuar mjekët e 118 në vend, vdekjeprurëse ka qenë një plagë në kokë.

Më vonë u mësua se i riu jetonte në zonën e Teglias, në Valpolcevera, dhe kishte me vete një çantë shpine me libra dhe shënime matematike ose fizike. Hetimet për ngjarjen e rëndë por kryhen nga policia, hetuesit e seksionit të vrasjeve të ekipit të lëvizshëm dhe nga mjeku ligjor Marco Salvi.

Dyshohet për vetëvrasje megjithëse duket e çuditshme si i riu kërceu në boshllëk duke kaluar një rrjetë teli me maja sipër, në të cilën kishte grisur trikon dhe kishte marrë disa plagë në gjoks. Familjarët e të riut janë pyetur nga policia për të zbuluar motivet që e çuan drejt një akti ekstrem./bw

g.kosovari

Next Post
Tërmetet/ Italia dhe Greqia ofrojnë ndihmat e para për vendin tonë

Toka dridhet sërish 1 javë pas tërmetit të fuqishëm, IGJEUM publikon të dhënat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

April 12, 2026
Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

April 12, 2026
CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

April 12, 2026
“Pagesa deri në 150 mijë lekë në muaj”, rritet ndjeshëm kërkesa për kujdestarë të moshuarish në Shqipëri

“Pagesa deri në 150 mijë lekë në muaj”, rritet ndjeshëm kërkesa për kujdestarë të moshuarish në Shqipëri

April 12, 2026
Motra e vëllezër nuk flasin për gati 10 vjet, testamenti i babait përçan familjen! Njëra nga vajzat ngre akuza

Motra e vëllezër nuk flasin për gati 10 vjet, testamenti i babait përçan familjen! Njëra nga vajzat ngre akuza

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In