Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në Greqi, me pasojë vdekjen e një shqiptari.
Viktima është një 21-vjeçar i cili ka gjetur vdekjen në zonën e Ajaso, të ishullit të Lesbos.
Viktima udhëtonte me motor, kur u përplas me një motor tjetër të drejtuar nga një 19-vjeçar grek.
Mësohet se shqiptari rreth orës 21.00 të mbrëmjes që lamë pas ecte paralel me një makinë, kur përball është afruar u riu grek me motor, duke bërë që të përplasen ballë përballë.
Përplasja ka rezultuar fatale për të dy të rinjtë, duke bërë që të gjejnë vdekjen.
g.kosovari