Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në Gjirokastër pak para mesnatës ku shpërtheu një sasi tritoli e vendosur në hyrje të një banese.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në lagjen “Dunavati i dytë”, aty ku në banesën e shtetasit Gentian Liti, është vendosur një sasi lënde shpërthyese.
Si pasojë e shpërthimit mori plagë të lehta një fëmijë i mitur dhe i ati 34-vjeçar Gentian Liti.
Ata janë transportuar në spitalin e Gjirokastër për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër.
Informacion Paraprak.
Rreth orës 23:45, njoftohemi se në hyrje të banesës së shtetasit A.L, në lagjen “Dunavat i Dytë”, Gjirokastër, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.
Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi G.L, 34 vjeç,(i biri i shtetasit A.L), si dhe dëmtime materiale të banesës. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes./a.m.