Prej disa ditësh kishte shfaqur shqetësime, por askujt nuk i’a kishte marrë mendja atë që do bënte.
Mëngjesin e sotëm në fshatin Topojë, në Fier, është gjetur nga familjarët i vetëvarur me litar në banesën e tij 30 vjeçari E.M.
Pavarësisht se familjarët janë munduar ta ndihmojnë të riun, për të ka qenë tepër vonë duke mos shfaqur asnjë shenjë jete.
Lidhur me rastin, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.










