Një 41 vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme ndaj së bijës.
Policia e Fierit njofton se shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit D.M, 41 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas në datën 28 qershor të këtij viti dyshohet se në banesë ka kryer vepra të turpshme ndaj vajzës së tij të mitur 12 vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vepra të turpshme” parashikuar nga Neni 108 i Kodit Penal./a.m.