Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit ku një fëmijë është rrëzuar nga kati i tretë i banesës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Plazhit, në lagjen nr. 13 ndërsa fëmija 4-vjeçar me inicialet E.M. është rrëzuar nga dritarja e shtëpisë.
I mituri është transportuar me urgjencë në spital nga fmailjarët nga ku raportohet se është në rrezik për jetën.
Nuk dihet ende se si ka rënë fëmija nga dritarja. Policia po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë./a.m.