Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në minierën e Bulqizës. Një minator ka humbur jetën brenda minierës, teksa e ka zënë poshtë një masiv gurësh.
Ngjarja e rëndë është shënuar në zonën D të minierës, ndërsa trupi i viktimës vijon të jetë ende nën masivin e gurëve.
Mësohet se ka mbetur viktimë shtetasi Limon Keta, 33 vjeç, i cili nuk ka mundur të dalë nga miniera, teksa e kanë zënë gurët duke i marrë tragjikisht jetën.
a.ç