Një 40-vjeçar ka gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme në Fushë-Bulqizë, pasi u përplas nga një automjet. Sipas të dhënave të para, viktima është një këmbësor i identifikuar vetëm me inicialet K.K.
Ai u përplas nga një automjet me targa italiane, i cili u largua nga vendngjarja. Megjithatë, drejtuesi i saj me iniciale T.S u ndalua pak kohë më vonë nga autoritetet policore.
Ai është shoqëruar në Komisaristin e Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme, ndërsa një grup hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
/b.d










