Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bulqizë ku një fëmijë ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur, si pasojë e shpërthimit të një granate.
Ngjarja ka nodhur në fshatin Kokërdhat të Fushë-Bulqizës, dhe dy fëmijët kanë qenë duke luajtur, kur kanë hasur një granatë.
Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën një 10-vjeçar, ndërsa është plagosur motra e tij 7-vjeçare.
Mësohet se vajza e plagosur është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Policia po punon për rrethanat e ngjarjes.
g.kosovari