Policia e Beratit bën me dije sot në 27 mars se ka arrestuar një 39-vjeçar.
I prangosuri dyshohet se ka kryer marrëdhënie me një shtetase të mitur, 15 vjeçe.
Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Beratit.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 15 vjeçe.











