Një person ndodhet në gjendje kritike, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Në fshati Balldren pak pas mesditës së sotme, mjeti tip “Benz” me targa AA 619 AA me drejtues shtetasin J. Ç., 22 vjeç, banues në lagjen “Çezmë”, Peqin, ka aksidentuar këmbësorin Sulejman Sula, 55 vjeç, banues në fshatin Balldren.
I dëmtuari është transportuar menjëherë në spitalin e Elbasanit, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
Aktualisht grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
/b.d