Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme rreth orës 07:50 në Prishtinë, ku një i ri ka qëlluar me armë drejt djalit të hallës së tij.
Ka qenë nëna e djalit ajo që e ka bërë denoncimin në Polici ku ka treguar se i biri posedon një armë dhe se ka qëlluar mbi kushëririn e tij i cili fatmirësisht nuk është prekur nga plumbat.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 13 fishekë, një gëzhojë dhe një mulli për bluarje të narkotikëve, shkruajnë mediat në Kosovë.
Policia njofton se po punohet për kapjen e autorit.
/e.d