Një i ri tenton t’i japë fund tragjikisht jetës në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në këtë qytet.
E.H. 33 vjeç ka gëlltitur helmin e fuqishëm bimor, fostoksinë dhe ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital. Pasi ka marrë shërbimin e parë në spitalin e Elbasanit, ai është nisur me urgjencë drejt Tiranës për shërbim më të specializuar.
Ende nuk dihen shkaqet e ndërmarrjes së vendimit ekstrem.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/a.r