Një sa e rrallë aq dhe e rëndë ka ndodhur në Britaninë e Madhe.
Një familja mendonte se kishte djegur trupin e të afërmit të tyre të vdekur nga koronavirusi, por në fund doli se u kremua kufoma e gabuar.
Gabimi u zbulua kur personat në fjalë u thirrën sërish për kremimin, këtë radhë të njeriut të duhur.
“Gabimet e kësaj natyre janë ekstremisht të rralla, por kur ndodhin është thelbësore të bëhet c`është e mundur për tu siguruar që të mos ndodhë më”, u shfajësuan përgjegjësit e kompanisë funerale.
Për ngjarjen ka nisur tashmë dhe një hetim.
Britania e Madhe është nga vendet me vdekjet më të shumta në botë nga koronavirusi.
/e.rr










