Gjatë paradites së kësaj të shtune një i ri, ka humbur jetën si pasojë e ardhjes në kontakti me rrymën elektrike.
Ngjarja që i mori jetën, 27-vjeçarit G.B, është shënuar rreth orës 12:45, në Rrugën e Elbasanit, Tiranë, në një lokal teksa po punonte.
I riu ka humbur jetën në spital. Policia po heton për dokumentimin e plotë të ngjarjes së rëndë.
“Më datë 11.09.2021, rreth orës 12:45, në Rrugën e Elbasanit, dyshohet se duke punuar në një lokal ka rënë kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën në spital shtetasi G. B., 27 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
g.kosovari