Një grua tetëmuajshe shtatzënë është therur për vdekje, por foshnja e saj mbijetoi pasi mbërriti ambulanca. Ngjarja ndodhi në Londër ku fëmija i 26-vjeçares u shpëtua pasi Shërbimi i Ambulancës ndërhyri në kohë.
Nëna vdiq pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ndërsa foshnja mbetet në spital në gjendje kritike.
Tezja e viktimës zbuloi se i porsalinduri është një djalë i vogël dhe se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, ndërsa policia bëri një arrestim të dytë pas sulmit në jug të Londrës të shtunën.
Pas një 37-vjeçari të arrestuar një tjetër preson 29 vjeç është arrestuar dhe është dërguar në një stacion policor në jug të Londrës ku ai aktualisht vazhdon të jet aty.
Spitali londinez bën me dije se foshnja, e cila u dërgua në vendngjarje, është ende në gjendje kritike në spital.
Një 37-vjeçar u arrestua me dyshimin për vrasje, ndërsa kryebashkiaku i Londrës Sadik Khan shkroi: “Dhuna ndaj grave nuk ka vend në qytetin tonë dhe vrasjet e tmerrshme në shtëpi si kjo tregojnë shkallën e problemit me të cilin përballemi”.
Nëna është viktima e 64-të e vrasjeve këtë vit në Londër.
g.kosovari