Mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00, në Spitalin e Korçës është shoqëruar nga familjarët e tij, një i mitur 10-vjeçar, nga fshati Zvezdë, Maliq.
Ai është dëmtuar aksidentalisht në trup, si pasojë e goditjes nga një kafshë pune (kalë).
Aktualisht i mituri, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të transportohet me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/e.d