• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E reja shtatzënë humb jetën nga COVID/ Tomini: Ka repart për nënat dhe fëmijët e prekur tek “Mbretëresha Geraldinë”

by Java News
17/11/2020 14:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini u ndal tek ngjarja e rëndë e raportuar për ndarjen nga jeta të 28-vjeçares së infektuar me koronavirus.

Emanuela Dalipi nga Tirana ishte shtruar prej tre ditësh në shërbimin intensiv të Infektivit për shkak të koronavirusit, por nuk ka mundur t’ia dalë.

28-vjeçarja shtatzënë ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga koronavirusi.

Për rastin në fjalë Tomini theksoi se nuk ka informacion dhe se nuk mund të flasë me detaje. Ndërsa theksoi se në spitalin “Mbretëresha Geraldinë” është aktualisht një pavijon i cili menaxhon rastet e nënave të prekura me COVID-19.

“Rastet fatale na kanë shoqëruar, aktualisht në spitalin “Mbretëresha Geraldinë” është një pavion që menaxhon raste e nënave të prekur me OCIVD. Është një repart i dedikuar për nënat dhe fëmijët. Më vjen keq për rastin një fjalë por nuk ka dijeni për rastin.

Nuk di nëse ka kaluar përkundrejt sistemit sa i përket kësaj situate apo në rast se Urgjenca ka qenë direkt për Spitalin Infektiv, unë nuk kam informacion për këtë.

Nuk e di se sa javëshe ka qenë nëna. Nuk mund të jap asnjë informacion sepse nuk e di historikun  e saj. Kemi pasur edhe raste të etheve hemorragjike të nënave shtatzënë. Asistenca më e specifikuar jepet në këto spitale, por nuk mund të them asgjë në lidhje me ecurinë e nënës së re”, tha Tomini.

Sa i takon masave shtrënguese  për COVID-19, Tomini tha aktualisht vendi është me një incidencë dyjavore më e të lartë. Po ashtu ajo deklaroi në studion e ABC se rekomandimet lidhur me menaxhimin e situatës së COVID-19, kanë qenë të ndryshueshme, por ajo që nuk ka ndryshuar është karantinimi.

“Pritet që në javët në vijim të kemi një vendimmarrje, por në qendër të vëmendjes janë grumbullimet masive shoqërore, apo organizimet e festave. Pikë qendra janë grumbullimet që sjellin transmetim të virusit. Ne kemi theksuar që grupmosha më prekur është grupmosha 55-64 vjeç”, tha Tomini.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Juli Xhokaxhi , drejtorja e ISHP-së theksoi se përgjegjësia individuale është shumë e rëndësishme.

 “Fakti që kemi një transmetim shumë të gjerë komunitar, kemi zona të kuqe, portokalli dhe të verdha. Testimet e kryera janë në nivel më të lartë. Fakti që anëtarë brenda një familje nuk reflektojnë simptoma, hetimi bëhet më i detajuar. Bashkëpunimi me hetimin epidemiologjik shpesh bëhet i pamundur për zbulimin e kontakteve. Nga hetimi epidemiologjik duhet të deklarojë të gjitha kontaktet më të cilët kam punuar.

Njësia vendore e kujdesit shëndetësor ka tagrin për të monitoruar të gjithë situatën epidemiologjike. Sektori i survejancës monitoron situatën në nivel kombëtar. ISHP nuk urdhëron njësitë vendore, e kanë në planin e punës. Çdo njësi vendore merr nga ISHP të gjitha raportimet pozitive , apo negative, hetimi në terren i takon njësisë vendore të kujdesit shëndetësor. Ne, masat, jemi pjesë e parandalimit dhe shpesh bëhemi të përsëritur dhe themi ndërgjegjësim të popullatës.

dalim ulemi, me persona shoqëror, të familjes. Rrethi po na ngushtohet shumë, po shohim që secili nga miqtë tanë janë prekur nga në apo dy raste, ndaj theksoj se ndërgjegjësimi i popullatës për tu vetëkarantinuar është i rëndësishëm. Nuk duhet të dalim në ambient të hapur apo aktivitete fizike.

Në dinamikë me rekomandimet kemi qenë të ndryshueshëm, por ajo që nuk ka ndryshuar është karantinimi”, tha më tej Tomini.

g.kosovari

Next Post
Reja flet përpara Bjellorusisë për largimin e Brojës dëmtimin e Gjasulës dhe stadiumin: Ja çfarë duhet të bëjmë…

Reja flet përpara Bjellorusisë për largimin e Brojës dëmtimin e Gjasulës dhe stadiumin: Ja çfarë duhet të bëjmë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com