Pothuajse për dy vite është kërcënuar dhe përndjekur nga ish i dashuri i saj.
Por, vajza me iniciale A.N ka vendosur që ta denoncojë në polici, ku më pas ai është arrestuar.
Dorjano Çela është prangosur mbrëmjen e ditës së djeshme, bëjnë me dije burime nga policia.
24-vjeçari përveçse e përndiqte dhe nuk e linte të qetë ish të dashurën, në disa raste e ka dhunuar edhe fizikisht.
Vajza ka rrëfyer, se Çela nuk e ka pranuar ndarjen para dy viteve dhe prandaj nuk e ka lënë të qetë.