• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

E quajti “idiot fshati”, Trump i kthehet ambasadorit australian: As ti nuk më pëlqen!

by A R
21/10/2025 11:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë një takimi në dhomën e kabinetit në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump i tha ambasadorit australian Kevin Rudd: “As ti nuk më pëlqen. Dhe ndoshta nuk do të më pëlqesh kurrë.” Rudd kishte publikuar më herët komente negative për Trump në rrjetet sociale, të cilat i fshiu pasi mori detyrën si ambasador.

Ky ishte momenti më i tensionuar dhe i sikletshëm në një konferencë shtypi tipike për stilin e lirshëm dhe kaotik të presidentit amerikan. Por menjëherë pas kësaj deklarate, salla shpërtheu në të qeshura, si një valvul presioni që u çlirua në qarqet diplomatike dhe qeveritare australiane.

Rreth gjysmë ore më vonë, pas një takimi të ngrohtë dhe pa drama mes Trump dhe kryeministrit australian Anthony Albanese, Rudd u dëgjua t’i kërkonte falje presidentit, duke u përkulur mbi tavolinë për t’i thënë “më fal” njeriut që katër vite më parë e kishte quajtur “idiot fshati”.

The Guardian shkruan se Trump i tha Rudd-it se “gjithçka është falur” pasi mediat u larguan.

Në një dhomë të dekoruar me portrete presidentësh të mëparshëm, nën llambadarë vezullues dhe me zbukurime të arta, Trump nuk u duk aspak i shqetësuar nga komentet e mëparshme të ambasadorit australian.

Për një vit, kritikët konservatorë kishin spekuluar se Trump e kishte “ngrirë” diplomatikisht Australinë për shkak të komenteve kritike të Rudd-it në vitin 2021. Por përballë ish-kryeministrit, Trump nuk dha shenja se e njihte apo e mbante mend, dhe nuk lejoi që kjo të ndikonte në qëndrimin jashtëzakonisht pozitiv që shfaqi ndaj Albanese, të cilin e mbuloi me lëvdata.

Ndërveprimi i shkurtër me Rudd-in, që bëri Albanese-n të qeshë, u nxit nga një pyetje e një gazetari australian për komentet e mëparshme të ambasadorit. “A ka thënë ndonjë gjë ambasadori?” pyeti Trump. “Nuk di gjë për të. Nëse ka thënë diçka të keqe, ndoshta do të donte të kërkonte falje. Mos ma thuaj.”

Duke iu drejtuar Albanese-s me një ton gjysmë shakaje, Trump pyeti: “Ku është ai? Po punon ende për ty?” Albanese tregoi me gisht: “Është aty.” Të gjithë sytë u kthyen nga Rudd, deri atëherë i heshtur dhe pothuajse i padukshëm.

Në nëntor 2024, pas konfirmimit të Rudd-it si ambasador, u publikua një video nga një intervistë e vitit 2021 ku ai e përshkruante Trumpin si “budalla fshati” dhe “jo një forcë intelektuale udhëheqëse”. Më vonë u zbulua se Rudd kishte fshirë postimet e vjetra kritike në rrjetet sociale, ndërsa një këshilltar i Trumpit e ripostoi deklaratën e tij.

Nëse Trump i kishte mbajtur inat për komentet, qëndrimi i tij nuk e tregoi këtë.

Next Post
Lideri i tretë francez në burg, pas një Mbreti dhe një kolaboracionisti, një qeli 9m² për Sarkozy, do marrë Kontin e Monte Kristos me vete

Lideri i tretë francez në burg, pas një Mbreti dhe një kolaboracionisti, një qeli 9m² për Sarkozy, do marrë Kontin e Monte Kristos me vete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

OBSH: Duhanpirja, kërcënimi më i madh i Europës! Tendencë rritëse te gratë dhe adoleshentët

OBSH: Duhanpirja, kërcënimi më i madh i Europës! Tendencë rritëse te gratë dhe adoleshentët

March 21, 2026
Fushatë mashtrimi me telefonata nga interneti/ Ekspertja: Mos jepni të dhëna, ndërprisni komunikimin

Fushatë mashtrimi me telefonata nga interneti/ Ekspertja: Mos jepni të dhëna, ndërprisni komunikimin

March 21, 2026
I quajti “mërgata e qyqeve”, Gaz Bardhi i përgjigjet Ramës nga Berlini: Kuptuam kush janë pengesat e Shqipërisë

I quajti “mërgata e qyqeve”, Gaz Bardhi i përgjigjet Ramës nga Berlini: Kuptuam kush janë pengesat e Shqipërisë

March 21, 2026
Më shumë prenotime nga Gjermania dhe Polonia, Turoperatorët: Nuk shohim që lufta do të trembë vizitorët

Më shumë prenotime nga Gjermania dhe Polonia, Turoperatorët: Nuk shohim që lufta do të trembë vizitorët

March 21, 2026
Shpërthenin banesat me forcë/ Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Torino, një pas hekurave

Shpërthenin banesat me forcë/ Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Torino, një pas hekurave

March 21, 2026
“The Guardian”: Fundi i luftës nuk duket i afërt! Republika Islamike po u reziston sulmeve

“The Guardian”: Fundi i luftës nuk duket i afërt! Republika Islamike po u reziston sulmeve

March 21, 2026
Parandalohet krimi në Shijak/ 39-vjeçari kanos me hanxhar dhe sulmon një person

Parandalohet krimi në Shijak/ 39-vjeçari kanos me hanxhar dhe sulmon një person

March 21, 2026
Xhelozia për vajzën rumune? Ky është i riu shqiptar që u vra në Itali (EMRI)

Xhelozia për vajzën rumune? Ky është i riu shqiptar që u vra në Itali (EMRI)

March 21, 2026
Sulmet iraniane ndaj bazave të përdorura nga SHBA shkaktuan rreth 800 milionë dollarë dëme

Sulmet iraniane ndaj bazave të përdorura nga SHBA shkaktuan rreth 800 milionë dollarë dëme

March 21, 2026
Teste për veshin e brendshëm, në QSUT nis funksionimi i kabinetit vestibular që përcakton diagnozën

Teste për veshin e brendshëm, në QSUT nis funksionimi i kabinetit vestibular që përcakton diagnozën

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In