• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“E qëllova sepse më fyeu”/ Endacaku godet me thikë në bark një qytetar në Tiranë

by Java News
28/08/2016 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një endacak nga Berati, person me precedentë penalë, sulmoi dje me thikë një kalimtar 50-vjeçar në Tiranë, duke tentuar ta vrasë.

luan ziu

Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme në afërsi të sheshit “Avni Rustemi”, në Tiranë, kur 53-vjeçari Luan Ziu, i pastrehë, goditi një herë me thikë në bark shtetasin Selim Tuka.

Sipas Policisë, ngjarja mësohet të ketë ndodhur për një fyerje. Sipas Ziut, që tashmë ndodhet i arrestuar, kalimtari e ka sharë dhe për këtë arsye ai e ka goditur me thikë.

Fatmirësisht një patrullë e Komisariatit nr.1, që ndodhej pranë vendngjarjes, ka arritur të ndërhyjë në kohë, duke arrestuar në flagrancë autorin e ngjarjes. Burimet thanë se edhe pas ndërhyrjes së efektivëve të Patrullës së Përgjithshme, endacaku vazhdonte të shante kalimtarin, të cilin e kishte goditur me thikë.

Sipas Policisë, ai synonte ta godiste sërish, por u mbajt me forcë nga shërbimet e rendit.

Nga ana tjetër, i plagosuri i transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai është marrë në pyetje nga oficerët e Policisë, të cilëve u ka sqaruar se nuk e ka fyer autorin e sulmit, por thjeshtë i ka kërkuar që të lirojë rrugën ku ai po kalonte.

PERSONAZHI

I arrestuari, Luan Ziu, është një endacak nga Berati, i cili ka qenë i proceduar edhe më parë, por njëkohësisht është bërë edhe objekt kronikash televizive, pasi preferonte të flinte rrugës, edhe pse kishte mundësi strehimi. Në vitin 2008, Ziu, banor i lagjes “Çlirim”, në Berat, u arrestua pasi dyshohej se kishte vjedhur një biçikletë para një lokali.

Grupi i gatshëm i policisë, që ndodhej në vendin e quajtur, ka pikasur në rrugë biçikletën e vjedhur dhe menjëherë ka ndaluar personin që po i jepte, shtetasin Luan Ziu, i cili rezultoi autor i vjedhjes.

Një vit më parë, Ziu u intervistua nga gazetarët, teksa flinte në dimër në stolat e një parku në Berat.

Ai thoshte se e kishte zgjedhur vetë këtë mënyrë jetese dhe se familjarët nuk e kishin braktisur, madje kishte edhe shtëpi për të jetuar. Ndërsa personat që e njihnin, shpreheshin se zakonisht ai është njëri i qetë, që pranon lëmoshat që i lënë pranë vendit ku fle, por ka raste që bëhet edhe i dhunshëm, pa ndonjë arsye konkrete./panorama/a.k

Next Post
Schurrle i dëmtuar, mungon në ndeshjen e parë eliminatore për Botërorin 2018

Schurrle i dëmtuar, mungon në ndeshjen e parë eliminatore për Botërorin 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Imuniteti i Ballukut, Rama: Do pres raportin. Nuk mund të hyjmë në vallen e dorëheqjeve automatike

February 26, 2026
“AKSHI institucion krenarie”/ Rama për Karçanaj: I vunë mbi supe vila dhe makina, ajo jeton me qira dhe s’ka patentë

“AKSHI institucion krenarie”/ Rama për Karçanaj: I vunë mbi supe vila dhe makina, ajo jeton me qira dhe s’ka patentë

February 26, 2026
Vodhi një bankë në Koplik, arrestohet pas 4 vitesh 22-vjeçari

Vodhi një bankë në Koplik, arrestohet pas 4 vitesh 22-vjeçari

February 26, 2026
“I marrin në SPAK dhe u bëjnë presion të pranojnë fajin”, Rama: 40 kontrolle natën e Vitit të Ri në shtëpitë e zyrtarëve…

“I marrin në SPAK dhe u bëjnë presion të pranojnë fajin”, Rama: 40 kontrolle natën e Vitit të Ri në shtëpitë e zyrtarëve…

February 26, 2026
Përgjegjësi i ARRSH: Mjetet e tonazhit të rëndë mbi norma, shkak kryesor i degradimit të rrugëve

Përgjegjësi i ARRSH: Mjetet e tonazhit të rëndë mbi norma, shkak kryesor i degradimit të rrugëve

February 26, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Rama: Pezullimi i një ministri pa gjyq, ndërhyrje brutale në legjislativ e ekzekutiv

February 26, 2026
Negociatat me BE, Rama: Besimplotë se do e kalojmë testin, pavarësisht bombave artizanale

Negociatat me BE, Rama: Besimplotë se do e kalojmë testin, pavarësisht bombave artizanale

February 26, 2026
“Të drejtat dhe liritë do t’i mbrojmë”, Rama: Prokurorët paguhen sa frëngu pulën, jo që të ankohen për mua! Kanë 500 sekretare e këshilltarë dhe…

“Të drejtat dhe liritë do t’i mbrojmë”, Rama: Prokurorët paguhen sa frëngu pulën, jo që të ankohen për mua! Kanë 500 sekretare e këshilltarë dhe…

February 26, 2026
Shkelje e barazisë në tendera, Plarent Ndreca debate me prokuroren në GJKKO. Çfarë u vendos

Shkelje e barazisë në tendera, Plarent Ndreca debate me prokuroren në GJKKO. Çfarë u vendos

February 26, 2026
LIVE! Nis takimi në Pallatin e Brigadave, flet Kryeministri Rama: Sot është Qeveria që raporton para Grupit

LIVE! Nis takimi në Pallatin e Brigadave, flet Kryeministri Rama: Sot është Qeveria që raporton para Grupit

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In