Një 31-vjeçar është plagosur dhe grabitur ndërsa ndodhej në një hotel në qytetin e Sarandës.
Ngjarja ka ndodhur në orët e natës në një hotel në lagjen numër 1, ku Leonard Poçi është sulmuar nga një person ende i paidentifikuar dhe është qëlluar me thikë në bark. Më pas autori i ka grabitur Poçit 700 euro dhe është larguar.
Policia ka kryer të gjitha veprimet hetimore, ndërsa 31-vjeçari është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën./bw/a.k